Ministri i Brendshëm Sndër Lleshaj ka reaguar pas deklrates së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh se fishekzjarrët janë ndaluar nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarrë Ramën.
Ne një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se ndalimi i lëndëve të rrezikshme piroteknike i shërben sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”- shkruan Lleshaj.





