Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare. Diskutimet në seancë do të nisin me interpelancën urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.
Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së, do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.
Kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.





