Gjatë një konference mes Policisë dhe Prokurorisë këtë të martë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Policia mes tyre ka pamje të ndryshme.
Lleshaj tha se të dy institucionet ia bëjnë më gisht njëra-tjetrës duke vështirësuar punën mes tyre.
“Jo rrallë ndodh që Policia ka pamje tjetër, Prokuroria tjetër, të cilat jo domosdoshmërisht janë të njëjta. Sistemi tashmë e mundëson që të jenë shumë të vështira alibitë institucionale, sepse tentojë t’ia bëjnë njëra-tjetrës me gisht. Jam optimist se hapat e mëtejshëm midis policisë dhe Prokurorisë do kenë protokolle të qarta për menaxhimin e përbashkët të këtij sistemi për të arritur atë objektiv të përgjithshëm që të gjithë qytetarët presin më shumë rend, siguri”.
Ministri Lleshaj u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se është drejt finalizimit dhe nuk ka më kthim pas.
“Reforma në Drejtësi është në fazën vendimtare dhe finalizimit të një procesi të madh dhe përpjekje të madhe kombëtare, kthim mbrapa nuk ka dhe garancia e suksesit është e qartë. Një reformë pa një polici dhe prokurori funksionale dhe moderne nuk mund të funksionojë”, u shpreh ministri Lleshaj.





