Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vijon turin e takimeve në drejtoritë e policisë së qarqeve.
Këtë të premte, 30 nëntor, ai ndodhet në Korçë, ku po zhvillon në drejtorinë e policisë një takim me drejtuesit lokalë të uniformave blu.
Takimi u mbajt pa praninë e mediave, ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, ku ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime të ngjashme edhe më herët.
Mësohet se në qendër të diskutimit dhe porosive të ministrit të Brendshëm është lufta ndaj krimit dhe efektiviteti i Policisë së Shtetit.
"Luftë krimit të organizuar, kapove të trafikut të lëndëve narkotike. Mos u merrni me shpërndarës droge, por me kokat e këtyre trafiqeve", ka qenë një nga porositë kryesore të ministrit të Brendshëm.





