Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, masat kundër ndërtimeve pa leje, dëmtimit e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis, çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.
Nga Peshkopia Lleshaj bëri apel që të respektohen masat anti-covid, ndërsa bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar.
“Nëse nuk mbajmë shifrat nën kontroll është një risk për ata që do të vendosin për të ardhur dhe zonat e kuqe njerëzit i shmangin, nuk niset njeri drejt një zone të kuqe. Jam marrë gjithë mëngjesin me një mikun tim që nuk e besonte kurrë që mund ta kapte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj, është serioze dhe e rëndësishme që të bëjmë maksimumin, nuk po them të mbyllemi prapë, por ato minimume kujdesi duhet ti bëjë që të parandalojmë një riizolim”, tregoi Lleshaj.





