Në interpelancën e thirrur sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu është përgjigjur pyetjeve nga opozita e re.

Lleshaj është shprehur se gjendja e rendit është më e mira në 30 vitet e fundit, e sipas tij ka 30% më pak vrasje se mesatarja e 10 viteve të fundit në vend.

“Nuk ka asgjë urgjente për ta klasifikuar të tillë situatën e krimit në vend! Nuk ka një situatë të rendit në vend, por është më e mira në histori! Shifrat e thonë qartë! Gjendja e situatës së krimit është në parametrat më të mira në historinë e ketij vendit! Mesatarja e vrasjeve në 10 vitet e fundit është 85, ndërsa në vitin e fundit është 30 më pak se sa mesatarja! Rendi i përmirësuar vjen për shkak të sjelljes së mirë te qytetarëve dhe masave të marrave nga qeveria! 24 grupe kriminale janë shkatërruar gjatë 2019! Shumica e rrjeteve kriminale janë zbuluar! Volumi i madh i policisë së shtetit nuk ka gjetur rezonancën e duhur e sistemit gjyqësor! Një numër i madh vrasjesh të dokumentuar, 24 raste janë trajtuar me masa sigurie të papërshtatshme! Kanabisi në Shqipëri prodhohet për tu transportuar drejt Italisë! Por në 2019, 600% më pak kanabis i transportuar drejt Italisë! 800 euro për kg e kanabisit, është rritur çmimi i kanabisit për shkak se është prodhuar më pak! Në 2019 institucionet janë rrezikuar nga sulmet e dhunshme! Policia e shtetit ka vepruar me një strategji më pak të dhunshëm se sa protestues! Gazi lotsjellës është përdorur nga rezervat qe ka patur policia e shtetit! Po të ndodhte që policia e shtetit do të dhunonte qytetarët e saj unë do të ikja nga posti!”, tha ministri.