Gjatë mbledhjes së Task Forcës Për Turizmin, ministri I Brenshëm, Sandër Lleshaj deklaroi nga Golemi se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria, pasi i takon pushuesve.

Ministri Lleshaj tha se përveç Policisë së Shtetit, IKMT-së, një rol të madh në mbarëvajtjen e këtij sektori kanë dhe prefekturat dhe se të gjithë institucionet duhet të bëjnë detyrat e tyre.

“Së pari do flisja për ruajtjen e vijës bregdetare në dispozicion të qytetarëvë. Është përmendur prej kohësh nevoja e padiskutueshme që e gjithë vija bregdetare të mbetet e paprekur nga ndërhyrjet e paligjshme, të mbetet e gjitha në dispozicion të qytetarëve. Për këtë arsye Policia e Shtetit, IKMT por edhe institucionet e tjera duhet të bëjnë maksimumin që kjo gjë të realizohet.”, tha Lleshja ndërsa u shpreh se ka patur mjaft raste të përpjekjeve ndonjëherë të suksesshme për të zaptuar bregdetin.

“IKMT në bashkëpunim me policinë duhet që këtë çështje ta mbyllin sa më shpejt, para se turistët të mbërrijnë në destinacionet turistike. Pra as edhe një shezlong, as edhe një çadër që nuk është e justifikuar nuk do të lejohet. Kjo është shumë e qartë. Nuk do të lejohet. Po ashtu edhe krimin që shfaqjet në formën e hedhjes së mbeturinave në ndotjen e liqeneve, lumenjve nuk do të lejohen. Po ashtu kanë filluar goditjet e duhura, të cilat do penalizohen me gjoba. Kërkohet bashkëpunim që ky fenomen të marrë fund. Policia e shtetit bashkë me IKMT funksionon si një strukturë unike. Gjej rastin ta përsëris që fatura të ulet, ndihmoni me mosndotjen. Në këtë rast me që jemi dhe këtu i bëj thirrje edhe kryebashkiakëve”, tha ndër të tjera Lleshaj.