TIRANË- Fondacioni për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ka organizuar sot një tryezë të rrumbullakët, për të dretën e votës.
Këta persona kërkojnë t’ju jepet mundësia për të ushtruar të drejtën e votës, në privatësi të plotë.
E pranishme në këtë tryezë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi u shpreh se, “Do blihen mjetet në krijimin e lehtësive për këta persona”.
Sipas saj, detyrë e shoqatave është të tregojnë numrin dhe zonat ku janë këta persona. “Të ofrohen detaje dhe statistika të sakta që ata mund të votojnë”, tha ajo.
Lleshi premtoi ndër të tjera se me miratimin e buxhetit të zgjedhjeve do kryhen edhe blerjet e mjeteve që lehtësojnë votimin e personave me aftësi të kufizuar.