Teuta do të luajë më 29 mars kundër Tiranës, një ndeshje mjaft e rëndësishme. Fitorja është synim për skuadrën e Martinit. Mesfushori Matias Lloci analizon gjysmën e parë të sezonit dhe hapur e thotë se rezultatet e fundit kanë rritur besimin në skuadër.
Pauza, ju erdhi në momentin e duhur apo jo?
Gjendja e futbollistëve është mjaft stabël, ku ne po vijojnëstërvitjet me ritëm të lartë. Gjithashtu edhe harmonia brendaekipit dhe atmosfera është mjaft pozitive.
Si e shihini ndeshjen e radhës kundër Tiranës?
Tirana është një skuadër që ka treguar se është “kockë e fortë”për të gjithë ekipet. Është skuadër agresive. Mendoj që ne dot’i marrim masat dhe shpresoj të bëhet lojë e bukur dhe nëfund të fitojë Teuta.
Prisni të merrni tri pikët e para kundër Tiranës?
Me Tiranën kemi pasur ndeshje shumë të forta dhevetë rezultatet e tregojnë. Ekemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin në të gjitha komponentët e tij. Një nga gjërat që duhet të bëjmë, është qëtë jemi shumë agresivë, dukeditur që kjo është dhe armajonë që na ka sjellë deri këtu. Me shpresë te Zoti dhe pak fat, besoj se do t’ia dalim.
Keni parë diçka që nuk ka shkuar siç duhet në këto javë dhe që duhet të korrigjohet?
Gabime ka sa të duash, pasi ekipi është në ritëm e sipër. Rëndësi ka që ne duhet të marrim pikët më shumë sesa çdo gjë tjetër, por dhe ambienti në Durrës të jep mundësi të punosh në qetësi dhe këtë moment pozitiv do e shfrytëzojmë.
Sa e njihni kundërshtarin?
Ne e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Kemi parë ndeshjet e tyre,por ne çdo herë tentojmë të bëjmë lojën tonë, e shohim pakkundërshtarin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Kanë mbetur edhe 9 ndeshje.
Me ekipin që keni, deri ku mund të shkojë kjo Teutë?
Teuta i ka të gjithë mundësitë të jetë në pjesën e sipërme tëklasifikimit, por si unë dhe të gjithë shokët e skuadrës shohimndeshjen e radhës në këto momente që jemi.