GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënaj, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik droge.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 8 apertamente në Orikum, si dhe dy llogari bankare respektivisht me 190 mijë euro dhe 68. 987 euro.

Vendimi i GJKKO është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit ditën e sotme.

“Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.13 datë 31.03.2023, është vendosur:
1. Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Për sa i përket shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë, është vendosur sekuestro të shumave që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:
• Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
• Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.

• Vendimi nr.13 datë 31.01.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit sot në datën 05.04.2023.
Verifikimet pasurore lidhur me këta subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë”-thuhet ne njoftim.