Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun e Durrësit për evidentimin dhe ndëshkimin e personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kështu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" për shtetasin:
– I.B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në lokalin që ai menaxhonte, Bar -Bufe "Hall Sport", u kap në flagrancë duke luajtur me bileta lloto sporti të palejuara.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.





