Janë zgjatur me tre muaj hetimet nga Prokuroria eTiranës, për kreun e PD-së Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin, të akuzuar për lobim rus në Shqipëri.

Tre zyrtarët e PD-së janë nën hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Prej disa muajsh Prokuroria e Tiranës ka në dorë dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.