Notari amerikan Ryam Lochte akuzohet nga policia braziliane se ka dhënë dëshmi të rremë për ngjarjen ku ai pretendon se i është vënë pistoleta në kokë nga grabitës të veshur si policë, të cilët e kanë detyruar të japë të gjitha paratë që kishte me vete bashke me tre kolegë të tjerë amerikanë. Mirëpo 32-vjecari u kap mat pas publikimit të pamjeve filmike, që tregonin se në gjendje të dehur kishte shkatërruar tualetet e një pike të furnizimit me karburant, madje kishte urinuar në muret e ndërtesës. Autoritet vendase, pas mbylljes së hetimeve kanë dalë në konkluzionin se Locte ka gënjyer, duke denoncuar një krim që nuk ka ndodhur. Për këtë arsye i është dërguar një fetëthirrje për t’u paraqitur në gjyq. Për këtë shkelje të ligjit Lochte sipas legjislacionit në Brazil rrezikon nga 1 deri 6 muaj burg.Sjellja Lochte, fitues i 12 medaljeve olimpike, ndikoi edhe tërheqjen e sponsorëve të rëndësishëm si Speedo USA dhe Ralph Lauren, duke u shkaktuar notarit një dëm kolosal financiar.
Lochte rrezikon deri 6 muaj burg për dëshmi të rremë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zbulohet zyrtarisht banori i parë i “Big Brother Vip Albania 5”
Futbollisti Mirlind Daku dhe ish-banorja e BBVK bëhen prindër për herë të parë
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët
UAMD feston 20-vjetorin e krijimit





