Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përjetojnë një ndjesi lodhjeje të pazakontë, e njohur si “lodhja e pranverës”. Edhe pse nuk klasifikohet si sëmundje, kjo gjendje është reale dhe lidhet me ndryshimet në ritmet biologjike dhe stilin e jetesës.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë mungesë energjie, përgjumje, irritim dhe vështirësi në përqendrim. Këto ndjesi lidhen ngushtësisht me rritjen e temperaturës dhe ekspozimin më të madh ndaj dritës natyrale.

Ja disa këshilla për të përballuar më lehtë lodhjen e pranverës:

– Shfrytëzoni dritën e diellit: Kaloni 20–30 minuta në diell çdo mëngjes për të balancuar ritmin biologjik dhe për të rritur serotoninën, hormonin e humorit të mirë.

– Ushtrohuni rregullisht: Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe humorin. Mjaftojnë 30 minuta ecje, biçikletë ose joga, pesë herë në javë.

– Ushqehuni lehtë dhe shëndetshëm: Konsumoni më shumë fruta, perime, drithëra integrale, proteina të lehta dhe shmangni sheqernat dhe ushqimet e rënda. Pini mjaft ujë.

– Mbani rutinë të qëndrueshme gjumi: Flini 7–9 orë çdo natë, shmangni pajisjet elektronike para gjumit dhe sigurohuni që dhoma të jetë e qetë dhe e errët.