Të gjitha institucioneve të Republikës së Shqipërisë do u duhet të përdorin në shkresat zyrtare këtë logo të 80-vjetorit të çlirimit.
Modelet e reja, përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden edhe në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Institucionet shtetërore janë të detyruara ta përçojnë këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, deri në fund të vitit 2024.
Në rast të mospërdorimit, do të ketë ndëshkime administrative të përcaktuara në Ligjin për Arkivat.
80-vjetori i çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave.