SHBA– Kjo nuk është hera e parë që Lindsay Lohan tenton të krahasohet me mitin e kinemasë botërore Marilyn Monroe. Aktorja amerikane, e shumëpërfolur dhe e vendosur në qendër të skandaleve, është përpjekur shumë herë që të imitojë ikonën femërore Marilyn.
Por këtë radhë duket se ka dashur të shkojë më tutje, duke u përpjekur të risjellë një nga skenat më magjike të kinemasë.
Kështu në filmin e saj të fundit, “InAPPropriate Comedy”, 27-vjecarja mban veshur një fustan të bardhë dhe mundohet të riinterpretojë skenën e papërsëritshme të filmit “Kur gruaja ikën me pushime” të Marilyn Monroe, kur fustani i saj fluturon nga era.
Por duket se aktorja e re nuk i afrohet aspak imazhit mit të skenës së Marilyn Monroe.