SHBA, 14 mars 2014 – Aktorja e famshme Lindsay Lohan e njohur për jetën e saj të çrregullt ka shënuar një rekord të vërtetë, këtë herë lidhur me meshkujt me të cilët ka shkuar në shtrat.

Revista “In Touch” ka zbuluar faktin se aktorja Lohan ka shkuar me plot 36 meshkuj të famshëm, ku mes tyre spikasin Justin Timberlake, Kolin Farell, Adam Levine, Zac Efron, James Franco etj.

Revista publikon një listë të meshkujve të famshëm me të cilët ka shkuar Linsay Lohan, listë e cila është shkruar e gjitha me dorë. Për shkak se disa nga meshkujt me të cilët ka shkuar Lohan janë të martuar revista është treguar e rezervuar në publikimin e emrave të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/