23 shkurt 2015 – Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaft e sigurtë që erdhi nga Lindja. Ndërkaq, Perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj, loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).
Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.
Fusha e kuadratëve (shahu) përfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës, ose dualitetin jin-jang (femër-mashkull). Ajo përfshin 64-katrorë, meqënëse 64 është numri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik.
Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet përfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjendjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një proces të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjat trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: i qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.
Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtën kohë hapësirën, ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brendshme të njeriut ku vetë njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.
Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqendrimi. Kjo është arsyeja, pse është më e lehtë të mësosh logjikën dhe praktikën e shahut direkt në fushën e lojës, se sa në një “libër manual strategjie”.
Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë në Universitetin "Hambold", “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vetëkontrolli, kontrolli i mendjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës.
Një lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe në të njëjtën kohë intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend në këtë lloj dueli mendor që është loja e shahut.





