Është ende një mister vdekja e një avokati 45 vjeçar, i gjetur pa jetë në një hotel në Milano.
Avokati është gjetur nga pastruesja e dhomës, i vdekur dhe pa rroba në trup.
Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e një vetvrasjeje, megjithëse të dhënat e para të bëjnë të dyshosh se diçka ka shkuar ters gjatë një loje erotike me partneren e tij.
Avokati është gjetur me disa kabllo të shtrënguara rreth qafës dhe i lidhur në një kalorifer 1 metër të lartë.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune që mund t’i shtynin hetuesit të mendonin për një vrasje.
Dhoma dhe krevati ishin tërësisht në rregull. Do të jetë autopsia ajo që pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së avokatit 45-vjeçar.





