Loja e futbollit mes të rinjve në një kalçeto kthehet në tragjedi. Njëri prej shokëve goditet fuqishëm në kokë, e për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja është shënuar dy net më parë rreth orës 23:00, kur shtetasi K.K. 19 vjeç, së bashku me disa shokë ka shkuar për të luajtur futboll te një kompleks sporti në Krujë.

Gjatë ndeshjes është goditur nga topi në kokë dhe shokët e kanë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Krujës (datë 01.08.2016). Pas marrjes së ndihmës së parë në këtë spital, i riu është dërguar në një spital privat në Tiranë.

Burimet policore informojnë se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.