Loja Pokemon Go mund të mos jetë më duke thyer rekorde, por gjithsesi mbetet një prej trendeve të momentit. Për këtë arsye drejtuesit e Universitetit Salford kanë rënë dakord të shtojnë pjesë të kurikulës së tyre edhe lojën. Studentëve tashmë i lejohet të luajnë në telefon lojën.
“Ne duam që studentët e rinj të mendojnë se lënda jonë është e arritshme dhe e lehtë për t’u kuptuar” – ka thënë profesori David Kreps.
Kritikët e kanë konsideruar këtë si një lëvizje “absurde”.





