Është arrestuar në Burrel një 47-vjeçar i cili kryente aktivitetin e lojërave të fatit në një lokal.
Prokuroria ka nisur hetimin penal për shtetasin E. K., ndërsa është vënë në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij, 46-vjeçari L.C.
Njoftimi i Policisë:
Organizonin aktivitetin e lojëra fati, me celularë, kapet në flagrancë dhe nis hetimi penal për një 47-vjeçar, ndërkohë po vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Burrel, në bashkëpunim me DVP Dibër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Burrelit.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për shtetasin E.K., 47 vjeç dhe po vijon puna për kapjen e shtetasit L.C., 46 vjeç, banues në Burrel. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.