Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohet penalisht për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", shtetasi A.M., 31 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor, thekson policia në një njoftim për shtyp.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.





