10 nëntor 2015 – Djali i Filip Çakulit, drejtor i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel emërohet kreu i Drejtorisë së Lojërave të Fatit. Zhani Cakuli, i cili mbante më parë detyrën e drejtorit të IT-së në Drejtorinë e Lojërave të Fatit, është rritur në detyrë. Vetëm një ditë më parë, u konfirmua dorëheqja e drejtoreshës durrsake, Luneda Sufali, e cila është shtatzënë. Zyrtarisht largimi i saj nuk është argumentuar.

Sufali ishte drejtoresha që priu aksionin e parë të qeverisë “Rama” e që ishte ai kundër lojërave të fatit. Balkanweb kujton se, e pyetur asokohe nëse kishte ndërhyrje për shkak të operacionit, Sufali përgjigjej: “A ka pasur ndërhyrje? Sigurisht që kam pasur. E kuptoj pse. Është një sektor ku lëvizen shumë para dhe shumë interesa, por nuk ka më miq në këto punë. Të gjithë duhet të kuptojnë që miku më i mirë është ligji”.

/portali DurrësLajm/