Kryeministri Edi Rama ka publikuar në një postim në Instagram një foto të vjetër të deputetit demokrat Sali Berisha teksa pozon i buzëqeshur pranë makinetave të lojërave të fatit. 

Rama krahas fotos shkruan se bastet nuk i shpëton as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar.

"Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike."