13 qershor 2015– Ceremoni madhështore në Baku të Azerbajxhanit për hapjen e Lojërave të Para Europiane që do të mbahen në kryeqytetin Azer deri në datën 20 qershor. Spektakli i dhuruar në ceremoninë e inaugurimit me surprizën e madhe në fund, performancën e Lady Gaga krijon idenë e sforcove të mëdha që i është dashur të bëjë Azerbajxhani për të garantuar suksesin e eventit që zhvillohet për herë të parë.Cilësia mbetet për t’u parë ndërsa numrat janë padyshim të konsiderueshëm.
50 vende pjesëmarrëse, 6000 atletë mes tyre, 150 medalistë Olimpikë, garohet në 20 sporte mes të cilëve 4 nuk janë disiplina Olimpike, bëhet fjalë për karatenë, futbollin e plazhit si dhe samboja.Mes 50 shteteve pjesëmarrëse parakaluan në Cermonia dhe ekipi shqiptar dhe ai kosovar. Padyshim emocione të veçanta për parakalimin e ekipit të Kosovës. Kjo është hera e parë që një përfaqësuese e shtetit më të ri të Europës garon në një event të përmasave të tilla. Një tjetër tregues i thyerjes së barrierave në aspektin e sportit për atletët Kosovarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/