Organizatorët e Lojërave Olimpike në Japoni kanë njoftuar se këtë vit olimpiada do të zhvillohet pa tifozë, turistë e spekatorë të huaj.
Lojërat Olimpike të cilat u shtynë nga viti i kaluar për shkak të koronavirusit, janë planifikuar të hapen më 23 korrik deri në 8 gusht, me paraolimpiadën që do të vijojë nga 25 gushti në 5 shtator.
Vendimi u mor nga Komiteti Organizativ Olimpik Tokyo 2020 pas bisedimeve me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), organizatorët lokalë, qeverinë japoneze, qeverinë metropolitane të Tokios, si dhe Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik.
Shitësit e biletave nga jashtë do të jenë në gjendje të aplikojnë për rimbursime për blerjet e biletave olimpike dhe paraolimpike, megjithatë kostot për rezervimet e anuluara të hoteleve nuk do të mbulohen, konfirmoi CEO i Komitetit Organizativ të Tokios, Toshiro Muto.





