Fenomeni përbën një kërcënim për shpenzimet e konsumatorëve në kohë krize
Italia është kthyer në tregun më të madh të kumarit në Europë dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Por kjo gjë kërcënon shpenzimet e konsumatorëve në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës në një kohë recesioni.
Në fund të janarit do të nisë tenderi për dhënien e 100 licencave të reja për lojërat e fatit dhe kjo gjë shton frikën për një rritje të varësisë së më shumë njerëzve nga kumari.
Në një lagje pranë mureve të lashta të Romës, gjen variante nga më të ndryshmet për të luajtur. Në një slot mascine, në sallonin e bingos, në një bar me vidoelojra bastesh, në një sallë për garat e kuajve, në një tabakeri që shet dhjetra bileta llotarie madje edhe një zyrë postare që shet karta gërvish dhe fito.
Shumë nga lojtarët thonë se hedhin baste të vogla por që janë të rregullt.
"Unë luaj një herë në muaj", thotë një grua e cila le sallën e Bingos, pas një lojë të shpejtë herët në mëngjes.
"Sepse ne jemi të varfër, politikanët kanë ngrënë të gjitha paratë tona,"
Liberalizimi i këtij tregu ka nisur në 1992 kur Italia kishte probleme me të ardhurat fiskale. Fillimisht kjo industri solli të ardhura më mirë se tregu ilegal i lojrave, i cili dominohej nga krimi i organizuar, një problem shkatërrues ekonomik dhe social në Itali. Të ardhurat u katërfishuan që nga 2001 në 80 miliardë euro në 2011.
Sot shumë italianë që hedhin baste paguajnë deri në 5 euro në javë.
“Unë luaj sepse më pëlqen shpresa për të fituar dicka. Çdo javë blej nga një biletë”- thotë një pensionist.
Statistikat tregojnë se janë më të shumë lojtarët se më parë.700 mijë italianë janë vartës së lojrave të fatit dhe në vend 400 mijë makineta përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha llojeve të tjera të lojrave, kjo sipas institutit të kërkimeve Europës.
“Luajnë me shpresën për një fitore të madhe, duan të fitojnë shumë dhe fitojnë mjaft. Kam dhënë disa herë bileta fituese me nga 10 mijë euro nga ketu”- thotë gruaja e tabakerisë.
Pjesa më e madhe e personave janë të kënaqur edhe me fitore të vogla..
“Unë luaj superenalloto sepse kërkoj të fitoj më pas blej edhe një sked tjetër me 1 euro dhe kaq është e mjaftueshme për mua”.
Të tjerë thonë se është vetëm ndjesia e të qënurit fitues që i mban të lidhur…
“Çështja është vetëm për të fituar, për të fituar çfarëdo shumë. Mjafton vetëm të jesh fitues”.
Ligjvënësit mendojnë se liberalizimi i lojrave të fatit është ekzagjeruar dhe kërkojnë të vendosin më shumë rregulla, por asnjë nuk propozon konkretisht për një ndryshim urgjent.