30tetor 2015 – Do të ndodhë në orën 14:00 të datës 17 nëntor në stadiumin e Prishtinës. Lojëtarët e kombëtares kuq e zi do të ndahen për të luajtur kundër njëri-tjetrit. Do të jetë një ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës që do të shkaktojë këtë përballje, pasi një pjesë e lojtarëve të kombëtares sonë janë shqiptarë të Kosovës.
Sipas gazetës Express, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kanë arritur marrëveshjen për zhvillimin e një ndeshje miqësore në Prishtinë, qëllimi i së cilës është me karakter festive, pas kualifikimit për në Euro 2016.
/portali DurresLajm/