18 nëntor 2015 – Futbollistët e Kombëtares nuk hezitojnë të shijojnë orët e lira pas ndeshjes në Pub-et e Tiranës në shoqërinë e bukurosheve të kryeqytetit. Taulant Xhaka këtë herë është parë në shoqërinë e një bruneje, me të cilën duket shumë i afruar.
Mirëpo, së bashku me të kanë qenë Berat Gjimshiti, Rei Manaj, Federik Veseli dhe Herolind Shala, të cilët nuk kanë hezituar të shkrepin selfie me tifozët e tyre.
Një foto e postuar nga Taulant Xhaka në profilin e tij “Instagram” mbrëmjen e djeshme, ka ngjallur reagime të shumta nga fansat e tij. Mesfushori ka postuar një foto me një brune, e cila i ka dhënë një puthje në faqe. Vajza mbetet misterioze, ndërsa tifozët e kanë uruar futbollistin për lidhjen e re, të tjerë janë shfaqur kuriozë për emrin e vajzës.
Mirëpo, Xhaka në mëngjes ka vendosur ta fshijë foton, e cila nuk është më në profilin e tij. Nuk e dimë nëse kjo bukuroshe është e dashura e tij, apo thjesht një simpatizante, mbetet për t’u parë.
/portali DurresLajm/