Leicester nën akuzë edhe pas fitores me Liverpool. Këtë herë jo për ndeshjen përballë skuadrës së Klopp, por me shumicën e opinionistëve të futbollit që pas atij 90 minutëshi forcojnë bindjen se ishin pikërisht yjet e skuadrës ata që tradhëtuan Ranierin,. Jamie Carragher deklaroi se më parë nuk kishte parë kurrë një ndeshje ku të dyja skuadrat duhet të fshiheshin nga turpi.

Nëse për Liverpulin e tij bëhet fjalë për lojën e dobët të lojtarëve të Klopp, për Leicester që fitoi 3-1 nën akuzë është ndryshimi i menjëhershëm i rendimentit ët disa lojtarëve, nga një skuadër e dorëzuar, Leicester u shfaq edhe një herë makina e golave e ngjashme me atë të vitit të kaluar që bënte surprizën e  madhe duke triumfuar në Premier League.

Duket në fakt e cuditshme sic evidentojnë mediat angleze, që pikërisht ata lojtarë që ishin akuzuar si tradhëtarët, ata që shkuan te pronarët e klubit duke kërkuar larkimin e ranierit ishin më të mirët në fushë në fitoren ndaj Liverpul. Carragher ioshte më i ashpëri në gjykimin e tij por dhe Gary lineker, një tjetër zë i respektuar u shpre se këtu nuk ka të bëjë puna e trajnerirt t të ri Shakespeare i cili nuk ka shkopin magjik që të ndryshojë skuadrën për dy ditë, por janë lojtarët ata që papritur u shfaqen ndryshe.

Edhe mediat e shkruara duket se ndajnë të njëjtin opinion, Daily Mirro shkruan përse nuk e bëtë më parë dicka të tillë, ndërsa the sun dhe daily mail pyesin, dhelra, ku ishit më parë. Vardy, autor i një dygolëshi, dhe Drinkëater që vuri firmën në golin e bukur të 2-0, janë edhe një herë nën akuzë se ishin pikërisht ata që tradhëtuan Ranierin.