Ndeshja Skrapari-Elbasani u ndërpre në minutën e 68-të. Kur rezultati ishte 1-0 për Elbasanin vendësit shënuan golin e barazimit, por ai u anulua nga arbitri anësor Xhulio Mani.

Sipas Panorama Sport, në këtë moment, lojtarët e Skraparit kanë vrapuar drejt anësorit dhe e kanë goditur. Pas konsultimit mes arbitrave është vendosur që ndeshja të ndërpritet.

Arbitri anësor Xhulio Mani ka akuzuar lojtarin Gogo të Skraparit për ushtrim dhune ndaj tij.