Brazil, 19 qershor 2014 – Sikur të mos mjaftonin humbja e thellë 4:0, eliminimi, mungesa e Samuel Eto’o dhe kartoni i kuq i Alex Song keto nuk ishin të këqijat e vetme që e përcollën të mërkurën mbrëma Përfaqësuesen e Kamerunit.

Në fakt, dy futbollistë të ekipit afrikan, Benoit Assou Ekotto dhe Benjamin Moukandjo u bënë protagonistë në fushë.

Jo duke e dhënë ndonjë kontribut për ekipin e tyre, por për një përleshje të vogël që e patën në mes vete, pas një mosmarrëveshjeje.

Madje, Ekotto e goditi me kokë bashkëlojtarin e tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/