12tetor 2015 – Tifozët e mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” shpërthejnë në sharje kundër serbëve. Ende nuk ka dalë inati që Serbia na mundi në tokën tonë me rezultatin 2 me 0. Ndërsa po festojnë në shesh me skuadrën kuq e zi, mijëra tifozë të mbledhur ia nisën me fyerjet: “Serbi, Serbi, të … motrën!”. U desh ndërhyrja e komentatorit Dritan Shakohoxha, i cili me mikrofon në dorë iu drejtua me fjalët se, “e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë dhe kualifikimi”.

Organizimi për këtë festë madhështore nisi që në orët e paradites dhe po vazhdon akoma, me mbërritjen e të gjithë skuadrës së kombëtares sonë.

/portali DurresLajm/