Pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur ditën e djeshme, në ndeshjen mes 21-vjeçarëve të Shënkollit dhe atyre te Tiranës, ku këtyre të fundit iu vodhën telefonat dhe sende të tjera personale nga persona ende të paidentifikuar, te Shënkolli kanë bërë një gjest të shkëlqyer.
Klubi njofton se të gjithë kanë rënë dakord, që të dëmshpërblejnë lojtarët e Tiranës, me të gjitha që do vihen nga xhepat e lojtarëve dhe stafit të klubit.
Kjo është komunikuar nga vetë klubi i Shënkollit, që bën me dije se të gjithë bashkë kanë rënë dakord për të dëmshpërblyer bardheblutë, për sendet e vjedhura.
Njoftimi i klubit:
Stafi drejtues i Fk Shënkollit: Duke dënuar ashpërsisht cilindo të ketë kryer gjestin e ulët dhe duke u distancuar totalisht nga ngjarja e ndodhur dje ne rastin e ndeshjes midis Shenkolli – Tirana U21,Drejtuesit e Klubit morën vendimin: “Mbledhjen e vlerës monetare të dëmit material te pësuar sportistëve te Tirana U2-1! Lojtarët e Akademisë Shenkolli kane rene unanimisht dakord për te kontribuar dhe ato përkrah stafit drejtues për kthimin e plote te vlerës.” Drejtuesit gjithashtu kane dhënë mbështetje total strukturave te policisë se Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.





