Teuta ka zhvilluar miqësoren e parë për këtë vit ndaj Teutës U-19. Një takim i mbyllur me fitoren minimale 1-0 të ekipit të parë me golin e shënuar nga Lorenco Vila. Në këtë takim është aktivizuar edhe një lojtar i ri i cili është provuar nga trajneri Edi Martini.

Te durrsakët është provuar sulmuesi Ildi Gruda. Shkodrani sezonin e kaluar ishte pjesë e Valleta në Maltë ku u shpall dhe kampion, ndërsa këtë sezon ishte pjesë e Shënkollit në Kategorinë e Parë.

20-vjeçari do të qendrojë në Durrës deri në fund të javës ku do të jetë në provë dhe më pas do të jetë stafi teknik që do të vendos për të ardhmen e tij.Gruda është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-20 të Shqipërisë dhe nëse do të kalonte provën do të ishte një vlerë e shtuar për durrsakët.