Së pari gëzimi i fitores ndaj Parmës, pastaj frika e madhe. Mbrëmje e rrënuar për David Neres, i cili teksa po kthehej në hotel pas suksesit 2-1 ndaj verdhebluve (hyri në lojë në pjesën e dytë), u sulmua nga dy persona të cilët thyen xhamin e makinës me të cilën ai udhëtonte me gruan e tij, i drejtuan armën në fytyrë dhe i rrëmbyen orën me vlerë 100 mijë euro.

Më pas Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur. Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale: “David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me një episod me armë”.