6 emra për një cmim. Dy yjet e Chelsea-it, Eden Hazard dhe N’golo Kante, sulmuesi i belg i Evertonit, Romelu Lukaku, shtatlarti anglez i Tottenham-it, Harry Kane, kiliani i Arsenalit Alexis Sanchez dhe gjigandi suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovich. 5 sulmues dhe një mesfushor në listën e 6 të nominuarve për cmimin e lojtarit të vitit në Premier Leaguen angleze. Janë pikërisht këta 6 futbollistët që kanë spikatur më shumë me paraqitjet e tyre në këtë sezon dhe me meritë janë përzgjedhur për të garuar me njëri tjetrin për lojtarin e vitit. Nuk ka vend në këtë listë për mesfushorin e Tottenham-it, Delle Alli dhe sulmuesin e Sunderland-it, Jermain Defoe që edhe pse në moshën 34-vjecare ka arritur të realizojë 14 gola me macet e zeza në këtë sezon. Megjithatë zhgënjimi më i madh është për Dele Allin mesfushorin e kombëtares angleze dhe të Tottenham-it, i cili në këtë edicion numëron 16 gola të realizuar dhe 5 asist, ndërkohë që ndoshta meritonte dicka më shumë edhe Diego Costa. Megjithatë 6 emrat e përzgjedhur nga shoqata e futbollistëve profesionistë në ishull janë me meritë pjesë e listës së kandidaturave.
Që Chelsea kryeson bindshëm kampionatin në këtë sezon, elozhet shkojnë të gjitha për dy lojtarë në vecanti dhe ata janë Eden Hazard e N’Golo Kante. Belgu me 14 gola dhe 5 asist ka qenë frymëzuesi i aksioneve sulmuese të Bluve të Londrës, ndërsa Kante në qëndër të mesfushës me klasin dhe personalitetin e tij ka ngritur një barrierë të madhe përpara në të cilën kundërshtarët e kanë të pamundur të depërtojnë. Francezi shtatshkurtër i cili sezonin e kaluar bëri historinë duke u shpallur kampion me Leicester City-it, është një nga pikat më të forta të Chelsea-it të Conte pasi përvec se prish aksionet e skuadrave rivale ndërton edhe lojën. Garojnë mes tyre për kryegolashënuesin e kampionatit dhe me të drejtë e meritojnë të jenë pjesës e listës së të nominuarve. Romelu Lukaku është sulmuesi i momentit në ishull pasi është ai që ka shënuar më shumë.
Me 23 gola dhe 6 asist, belgu zë një rol të jashtëzakonshëm në ecurinë e mirë të Evertonit të Ronald Koeman gjatë këtij sezoni. Kane ka shënuar 4 gola më pak por nëse nuk do të ishte për atë dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit në sfidat e fundit, me siguri që do të ishte përkarah Lukakut në listën e golashënuesve ose ndoshta edhe përpara tij. Në një sezon totalisht të dështuar për Arsenalin i vetmi që mund të konsiderohet se ka bërë mirë është Alexis Sanchez njeriu që me 18 gola dhe 9 asist në 32 ndeshje u ka dhënë pikë të rëndësishme topcinjëve të Londrës. Erdhi në Premier League për të lenë shenjën e tij dhe deri tani Zlatan Ibrahimovic ka treguar se është një sulmues i jashtëzakonshëm që sa më shumë plaket aq më i mirë bëhet. Ai ka mbajtur mbi shpatullat e tij sulmin e Manchester United dhe nëse Ibra nuk shënon Djajtë e Kuq e kanë gjithmonë të vështirë të fitojnë ndeshjet. 17 gola dhe 5 asist koleksionon, në total shtatlarti 35-vjecar me Ibrahimovic që po mban në vallen e kreut skuadrën e Jose Mourinhos.