Medin Memeti është pjesë e një investigimi në Australi, për racizëm ndaj Justin Vidiç. Lojtari serb është ankuar, ndërsa pretendon se Memeti e ka thirrur “cigan” gjatë ndeshjes së fundit të luajtur më 6 janar. Melburn Siti ku aktivizohet sulmuesi shqiptar fitoi 1 me 0 ndaj Brisbane Roar. Melburn Siti nuk ka reaguar për akuzat ndaj talentit të tyre shqiptar. Kjo çështje është bërë e madhe në Australi, ndërsa së fundmi është njoftuar se investigimi po kryhet nga federata.
Një situatë që u faktua ishte në vitin 2017, kur portieri Dean Buzanis që luan aktualisht me Brisbane u dënua për pesë ndeshje. Asokohe ishte pjesë e Melburn Siti dhe e quante Besart Berishën e Melburn Viktorit një “cigan”. Memeti është 18 vjeç dhe bën pjesë tek Australia U-19. Për të mbetet e paprecedentë.





