28tetor 2015 – Pronari i një lokali brenda burgut të Shënkollit u arrestua sot pasi figuronte i palicencuar. Saimir Zeneli, 27 vjeç, banues në Shëngjin të Lezhës, e kishte hapur lokalin brenda ambienteve të burgut, i cili frekuentohej nga punonjësit.
Sipas policisë, në bashkëpunim me organet tatimore, është konfirmuar se, Zeneli vepronte pa asnjë licencë. Po verifikohet fakti se kush ia dha të drejtën e hapjes së lokalit brenda burgut 27-vjeçarit.
/portali DurresLajm/