Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin Gj. G., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, në lagjen nr. 5, u konstatuan 4 kompjuterë që përdoreshin për lojëra fati.
Pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





