Lokali në pronësi të shtetasit E.T., 37 vjeç, banues në Durrës është vjedhur me thyerje gjatë natës nga hajdutët.

Këta të fundit dyshohet të kenë hyrë në lokalin që ndodhet në lagjen nr.18 në orët e para të mëngjesit.

Duke përfituar nga errësira dhe fakti që në lokal nuk kishte asnjeri, ata kanë vjedhur një sasi lekësh që ndodheshin në kasë dhe 2 televizorë.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka mbledhur provat në vendngjarje nga të cilat synohet të zbardhet identiteti i hajdutëve për të bërë të mundur prangosjen e tyre.