Ushtronte veprimtari kriminale në club-in e tij, policia italiane arreston 49-vjeçarin shqiptar dhe bashkëshorten e tij italiane.

Ansa.it shkruan se ka përfunduar në burgun e Genovas në pritje të masës së sigurisë, shqiptari Indrit Kadrimi, 49-vjeç, ndërsa gruaja e tij, 45-vjeçarja Barbara Longo është lënë në "arrest shtëpiak".

Mësohet se çifti shpërndante kokainë në club-in e tyre në Savona, pasi gjatë një kontrolli nga policia, u gjetën 40 gr kokainë si dhe 10 gr hashash, të cilat ishin përgatitur për t’u shitur.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën gjithashtu material për paketimin e drogës si dhe një shumë të madhe parash.