25 maj 2015 – Në një lokal në Tiranë shfrytëzoheshin për prostitucion vajzat e marra si balerina. Mes tyre edhe një vajzë e mitur kërcenin muzikë tallava në lokal, por në fakt ishin objekt i klientëve që kërkonin marrëdhënie seksuale me to.

Policia e Tiranës zbuloi pas 1 muaji hetimi se çfarë ndodhte në këtë ambient, duke arrestuar 3 persona dhe një 16-vjeçar e heton në gjendje të lirë. F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeçe, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë; Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si dhe Anila Morava, 43 vjeçe, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë për shfrytëzim për prostitucion e mbajtje e lokaleve për prostitucion.

Sipas policisë, e mitura me inicialet F.Gj. ishte denoncuar nga familjarët si e zhdukur prej datës 6 maj 2015, por ajo kishte përfunduar pjesë e grupit të prostitucionit.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”