Një lokal në fshatin Novoselë, Vlorë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme materiale.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike, por autoritetet po presin përfundimin e ekspertizës piroteknike për të përcaktuar me saktësi burimin e zjarrit. Ndërkohë, është marrë edhe dëshmia e pronarit të lokalit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.