Botohet për herë të parë, një nga fotot më pikante të basketbollit durrsak. Është pranvera e tretë e vitit 1955. Teuta në të vetmen fitore të bujshme dhe historike. Fiton titullin e kampiones së vendit. Çfarë lojtarësh! Çfarë histori dhe legjenda ende të patreguara.

Teksa hapet me fitore ky kampionat për Teutën, është argumenti më i mirë që nxit rrëmimin e këtyre fakteve historike, për t’ia servirur lexuesit në formën më prekëse, më ngacmuese të memories për të treguar se basketbolli në Durrës ka qenë dhe do të mbetet. Emra drithërues të traditës, legjendë e asaj çka dhanë në të mirë të lojërave në Durrës.

Cilët janë kampionët? Nga e majta: Dhimitraq Goga, Ramazan Njala, Spiro Urumi, Napolon Llalla, Omir Vokopola, Naun Llazo, Vehap Berberolli, Jorgji Nushi, Niko Hercek, Kujtim Zharri dhe Syrja Mustafaraj.