Qindra shqiptarë pushtuan rrugët e Londrës me makina luksoze dhe flamuj kuq e zi, për festën e Pavarësisë.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover apo Porsche, të mbuluara nga flamujt kuq e zi, të cilat ndalojnë rreth Westminsterit.
Në zona të tjera, makinat kryenin manovra, ndërsa një grup vajzash kërcenin me veshje tradicionale shqiptare.
Fishekzjarre u lëshuan në ajër, ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ata kanë festuar prej orësh, duke sjellë edhe trafik në disa prej rrugëve të Londrës.