Pak ditë  më parë Rita Ora na surprizoi të gjithëve kur  publikoi disa foto me flokë bjonde të shkurtra. Sot ajo na habit përsëri.

Ndryshimet në look-un e saj janë të dukshme dhe nuk mund të mos vihen re.

Nga flokët e shkurtër ajo na tregon një pamje tjetër, disi më të egërsuar.

Tashmë janë publikuar disa foto ku duket me flokë më të gjatë dhe  të krehura në mënyrë të çrregullt.

Fotot janë shkrepur në një dalje të saj në Londër, edhe pse nuk duket  një look shumë i “kuruar”  Rita përsëri i pëlqen fansave të saj, sidoqoftë veshja apo paraqitja e saj.