Një situatë sa e pazakontë aq edhe komike është regjistruar këtë të diel në reality show-n FermaVip.

Protagoniste e incidentit ishte Sara Karaj e cila gjatë një bisede me hyrjen e re, Ilir Shaqiri ka treguar episodin e papritur që i ndodhi me një nga lopët e fermës.

Sipas saj, teksa po ushqente kafshën me bar, në momentin që lopa po i lëpinte dorën, ka gëlltitur aksidentalisht edhe unazën që Sara mbante në gisht.

Pavarësisht situatës absurde, Sara e ka marrë me sportivitet, duke e kthyer në humor momentin dhe duke sugjeruar edhe “zgjidhjen”: pritjen që lopa ta nxjerrë vetë aksesorin.

“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën. Tani secili të kontrollojë bajgën,” u shpreh ajo me të qeshur, duke lënë të kuptohet se banorët do të përballen me një “mision” jo fort të zakonshëm në ditët në vijim.