Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 në aksin rrugor Lezhë-Balldre ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.